Thaçi: Nga Policia e Kosovës rrjedhin informacionet te kriminelët e veriut

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 22:15
Thaçi: Nga Policia e Kosovës rrjedhin informacionet te kriminelët e veriut

Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA’së. Jusuf Thaçi tha se Prokuroria e Kosovës duhet të merret urgjentisht me këtë çështje.

“Në këtë fazë gjëja më e rëndësishme është se së paku këto struktura të sigurisë që janë aq të mishëruara me grupe të tilla kriminale, Prokuroria e Kosovës ish dasht me u marrë në mënyrë emergjente”, thotw Thaçi.

“Ne e dimë se fatkeqësisht në policinë e Kosovës ka sabotazhë, ka rrjedhje të informacionit, ka bashkëpunim me këto grupe nga ana e komunitetit serb që e mbajnë uniformën e policisë së Kosovës për t’i shërbyer Kosovës por pikërisht për tu shërbyer të tillëve”, shtoi ai.

“Prokuroria duhet me u marrë me këtë çështje’, theksoi Thaçi.

(Kosova Sot Online)