Haxhiu pjesë e delegacionit të Kosovës në Samitin e Demokracisë

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 17:20
Haxhiu pjesë e delegacionit të Kosovës në Samitin e Demokracisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke marrë pjesë në Samitin për Demokraci që është organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haxhiu ka marrë pjesë në këtë Samit si pjesë e delegacionit të presidentes Vjosa Osmani.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po merr pjesë në Samitin për Demokraci që organizohet nën patronazhin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si pjesë e delegacionit të Presidentes Osmani.  Qëllimi i këtij Samiti na bënë bashkë drejt përpjekjeve për të thelluar parimet e demokracisë dhe për t’i zbatuar ato, si mënyra më e mirë për të funksionuar brenda shoqërisë së lirë dhe  të barabartë, ku respektohen dhe trajtohen ditnijtetshëm të gjithë dhe padallim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë presidentja Vjosa Osmani, ka folur në Samitin për Demokracinë të organizuar nga presidenti Joe Biden, për Kosovën si një nga demokracitë më të reja në botë. Shefja e Shtetit nuk ka harruar ta përmend popullin e Kosovës si më pro-amerikanin në botë.

Osmani në fund të fjalisë ka përshëndetur pjesëmarrësit nga populli më pro-amerikan në botë.

“Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë. Dua të falënderoj Presidentin Biden për lidershipin e tij në këtë përpjekje! Nga populli më pro-amerikan në botë, faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Ajo ka prezantuar edhe zotimet e Kosovës për forcimin dhe zhvillimin e demokracisë si: Forcimin e Sundimit të Ligjit, Forcimin e Rolit të Gruas në Shoqëri dhe Themelimin e Këshillit Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

(Kosova Sot Online)