Kjo simptomë e pazakontë po shfaqet te fëmijët me COVID

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 17:36
Kjo simptomë e pazakontë po shfaqet te fëmijët me COVID

Një simptomë e pazakontë e variantit Omicron po shfaqet tek fëmijët, paralajmërojnë mjekët britanikë që janë ndeshur me raste të tilla.

Të miturit sipas tyre kanë shumë skuqje pas infektimit me variantin e ri të koronavirusit.

Dr. David Lloyd tha se gati 15% e fëmijëve të infektuar nga Omicron kishin njolla në fytyrë e në trup. Ata gjithashtu vuanin nga lodhja, dhimbja e kokës e humbja e oreksit– që duket se përshtatet me variantet më të zakonshme të simptomave të raportuara deri më tani tek të rriturit.

Eksperti tha për Sky News se ndryshimi në simptoma ishte “mjaft i rëndësishëm”, së bashku me skuqjen.

“Ne kemi pasur gjithmonë një grup të vogël pacientësh me COVID-19 që kishin skuqje, por deri në 15 për qind e fëmijëve që janë prekur me Omicron po shfaqin skuqje të pazakonta. Kështu që ne po fillojmë të mësojmë pak më shumë rreth virusit dhe po fillojmë të kujdesemi për të”, u shpreh mjeku.

Më herët, të tjerë speicalistë kishin paralajmëruar se njerëzit po kërkojnë simptoma të gabuara.

Tre shenjat kryesore të Covid-19 janë kolla e vazhdueshme, temperatura e lartë dhe humbja e shijes dhe nuhatjes.

(Kosova Sot Online)