950 euro për bredh dekorativ të Zyrës së Presidentes

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 17:57
950 euro për bredh dekorativ të Zyrës së Presidentes

Zyra e Presidencës ka harxhuar hiç më pak se 950 euro, për të blerë bredh dekorativ për festat e fundvitit.

Në këtë shumë sipas kontratës hynë blerja e bredhit, dritave dhe dekoreve të tjera.

Sipas, të dhënave të publikuara në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, furnizimi me bredh dekorativ është paguar nga buxheti i shtetit si dhe me mjete vetanake.

Kjo kontratë i është besuar kompanisë “FINESË EVENTS SH.P.K” e cila ishte e vetmja që ka aplikuar për ta fituar këtë tender. Kontrata është nënshkruar me datë 03.12.2021.

Image

(Kosova Sot Online)