
Lexoni edhe:
Dosja e denoncimeve dhe kallëzimet penale kundër Shpend Ahmetit të mos mbulohet e harrohet, të shfletohet, hetohet dhe të gjykohet!
LAÇ-“Piloti”, kështu e thërrisnin biznesmenin 55 vjeçar Rakip Roli që u ekzekutua sot në mëngjes brenda makinës së tij rreth orës 08:45 në Sanxhak të Kurbinit.
Viktima njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit. Emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë, pasi edhe para 10 viteve është dënuar për një sherr të ndodhur.
Ai ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.
Nga të dhënat paraprake mendohet se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
(Kosova Sot Online)