Komuna me më së shumti raste aktive me Covid-19

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 11:24
Komuna me më së shumti raste aktive me Covid-19

Komuna e Prishtinës është duke prirë me numrin e rasteve aktive me virusin Covid-19.

Sipas raportit të fundit të MSh-së, vetëm në Prishtinë janë 64 raste aktive me koronavuirus.

Qyteti i dytë për nga numri i rasteve aktive është Ferizaj. Atje janë 42 raste aktive.

Ndërkaq në Prizren, 25 qytetarë janë aktualisht të infektuar me Covid-19.

Më shumë se 20 raste aktive ka edhe Gjilani dhe Klina, të pasuara me më pak raste nga Kaçaniku, Lipjani, Malisheva, Peja, Suhareka, Vushtrria, Kamenica, Podujeva, Istogu, Fushë Kosova, Vitia, Drenasi, Mitrovica, Dragashi, Gjakova e të tjera.

Dje MSH-ja njoftoi se nga 2.236 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar gjashtë persona.

Në total numri i rasteve aktive është 331.

(Kosova Sot Online)