Gjermania kërkon angazhim konstruktiv të Kosovës dhe Serbisë në dialog

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 13:37
Gjermania kërkon angazhim konstruktiv të Kosovës dhe Serbisë në dialog

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar sot me Sekretarin e shtetit gjerman për Punë të Jashtme, Miguel Berger, me të cilin kanë diskutuar për procesin e negociatave mes dy palëve.

Berger ka thënë se ka përsëritur edhe një herë mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Lajçakun dhe për atë që Berger e quan “punë të shkëlqyer” të sllovakut në procesin e dialogut.

“Kosova dhe Serbia tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në negociata”, ka thënë Berger.

(Kosova Sot Online)