Arrestohet burri nga Obiliqi pasi u paraqit si polic duke ndaluar veturat në autostradë

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 16:42
Arrestohet burri nga Obiliqi pasi u paraqit si polic duke ndaluar veturat në autostradë

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve të bëra publike përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve, ku në një video-je shihet një automjet me një person të dyshuar duke  përdorur aplikacione të ndryshme në telefon, me drita kinse vezulluese dhe duke  i ndaluar veturat civile  në autostradë, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore.

Siç njofton policia, personi i cili ka postuar videon në fjalë është identifikuar dhe i njëjti është sjellë në stacionin policor Obiliq dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, pasi që ai gjatë asaj ngjarje në videon e publikuar, ishte prezantuar si zyrtar policor.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave nga njësia e hetimeve është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka sugjeruar që të iniciohet rasti “Prezantim i rremë si person zyrtar”, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për dyzet e tetë (48) orë. 

(Kosova Sot Online)