Escobar tregon se kur i filluan amerikanët hetimet për Grupin Kriminal të Veriut

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 17:00
Escobar tregon se kur i filluan amerikanët hetimet për Grupin Kriminal të Veriut

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka folur për sanksionet e ShBA-së ndaj  grupit të krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha janë dashur vite të tëra hetime për t’i futur në listën e sanksioneve individët e grupit të krimit të organizuar që operojnë në veriun e Kosovës.

“Nëse i sheh rastet e shpalljeve të bvëra dje në veri të Kosovës ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin nuk është thjeshtë kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme edhe administrata para kësaj dhe askush nuk do t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo një institucion”, tha Escobar për News24.

Para dy ditësh, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka futur në listën e sanksioneve grupin e Zvonko Veselinoviqit që operon në veri të Kosovës.

Ata janë përgjegjës për kontrabandë dhe trafikim me mallra, armë, narkotikë mes Kosovës dhe Serbisë.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

(Kosova Sot Online)