Oda e Mjekëve e mbështet vendimin për deklarimin e pasurisë nga mjekët

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 18:58
Oda e Mjekëve e mbështet vendimin për deklarimin e pasurisë nga mjekët

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, e ka miratuar Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë se e mbështesin këtë vendim.

Sejdiu tha që do të insistojnë që të gjithë pa përjashtim të deklarojnë pasurinë.

“Nëse fokusohemi në një profesion, ose nëse e drejtojmë gishtin në profesionin tjetër, atëherë vetëm mund të kemi kësilloj deklarimesh ose ndoshta edhe irritime, siç është rasti te deklarata e Federatës së Sindikatave. Nuk dua të kuptoj që kjo është e drejtuar kundër mjekëve, ose se mjekët dhe profesorët janë ata që janë të dyshuar ose të piketuar, por gjithsesi ne do të insistojmë që të gjithë pa përjashtim të deklarojnë pasurinë”.

“Që nga koha kur janë bërë deklaratat e para, nuk kam pasur ndonjë reagim negativ në këtë drejtim, është diskutuar dhe nuk është parë diçka e jashtëzakonshme. Është pranuar si një çështje normale”, tha Sejdiu.

Tutje Sejdiu tha që janë pro asaj që të bëhet ligji, por që të vlejë për të gjithë dhe të mos jetë diskriminues.


(Kosova Sot Online)