Ky mot pritet të jetë gjatë kësaj fundjave

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 20:29
Ky mot pritet të jetë gjatë kësaj fundjave

Moti gjatë kësaj fundjave pritet të mbajë i ftohtë dhe me reshje shiu e bore.

Ndërkaq gjatë kësaj fundjave pritet edhe rënie e temperaturave e që priten të shënojnë ngritje tek nga e mërkura.

Erërat e forta gjatë fundjavës do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve ajror, kurse cilësia e ajrit mund të shënoj përmirësim brenda vlerave të pranueshme, bën me dije Prishtina Weather.

Njoftimi i plotë:

“Fundjava me shi e borë. Javën e ardhshme më ftohtë, kryesisht me vransira.

10.12.2021 – Moti me të reshura që filluan ditën e djeshme, vazhdon edhe ditëve të fundjavës, ku priten edhe të reshura shiu ditën e shtunë, e të dielen edhe me reshje bore, ndërsa temperaturat pësojnë rënie.

Java e ardhshme po pritet të karakterizohet nga mot më i ftohtë. Fillimisht të hënën kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta bore kohëpaskohe. të martën e mërkurën me vransira e intervale me diell.

Moti me reshje dhe fuqizim të erës në ditët e fundjavës, do të ndihmojë në shpërndarjen e ndotësve ajror, e cilësia e ajrit mund të shënoj përmirësim, ku indeksi do të jetë në vlera të pranueshme, herë herë edhe në të mira. Nga e diela mbrëma, gjatë periudhave të qetësisë, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, që shtyn indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

11.12 – Kryesisht vranët dhe me shi, e paradite edhe me erë. Në mbrëmje vonë reshjet e shiut edhe shndërrohen në borë. Në vise malore priten reshje të dendura bore.

12.12 – Më ftohtë, vranët e kohëpaskohe priten edhe reshje bore. Në vise të ulëta nga Dukagjini reshje shiu.

13.12 – Kryesisht me vransira e ftohtë. Paradite mundësi për reshje të dobëta bore.

14.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira.

15.12 – Ftohtë, me vransira e diell. Në mëngjes ngrica.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin në 0C të dielen, e deri të mërkurën edhe në -5C. Maksimalet pas rënies ditën e diele, do të luhaten ndërmjet 0C e 2C.

Të shtunën era frynë nga juglindja edhe mesatarisht e fuqishme, e gjatë mbrëmjes ndryshon drejtimin nga krahu verior, e nga e diela frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.


(Kosova Sot Online)