77 vite burgim për zjarrin që kishte lënë 242 të vdekur

  • S.A /
  • 11 December 2021 - 08:57
77 vite burgim për zjarrin që kishte lënë 242 të vdekur

Një gjykatë braziliane ka dënuar me burgim të gjatë katër persona për vdekjen e 242 personave nga zjarri që kishte shpërthyer në një klub nate në vitin 2013.

Zjarri kishte filluar, kur anëtarët e një bendi muzikor që po performonte në klubin e natës “Kiss”, në qytetin jugor brazilian, Santa Maria, ndezën flakë, e cila më pas ia vuri zjarrin tavanit. Në klub ishte shkaktuar rrëmujë dhe shumica e viktimave kishin vdekur nga thitja e tymit.

Dy pronarët e klubit të natës dhe dy anëtarë të bendit muzikor u shpallën fajtorë për vrasje dhe tentim të vrasjes, shkruan BBC.

Sipas hetimit policor, thuhet se flaka e ndezur nga bendi “Gurizada Fandagueira” në skenë ia kishte vënë flakën materialit izolues të klubit, që më pas kishte shkaktuar tym helmues.

Në bazë të rezultateve të hhetimit, hapësira nuk kishte fikës funksionalë të zjarrit dhe kishte shenjëzim të dobët për largim emergjent. Zyrtarët zbuluar se në klub ekzistonin vetëm dy dalje emergjente.

Zjarri kishte shpërthyer gjatë një ndeje me studentë dhe shumica e viktimave ishin pikërisht studentë të moshave 17 deri 30-vjeçare. Përpos të vdekurve, mbi 600 të tjerë ishin lënduar.

Në gjykim u dëgjuan dëshmitë e 14 të mbijetuarve dhe 19 dëshmitarëve të tjerë. Procesi gjqyësor është transmetuar drejtpërdrejt në televizion dhe në platforma të tjera mediale, duke tërhequr vëmendje të madhe publike.

(Kosova Sot Online )