Dosja e statutit, Boçi: Delegatët duan shkarkimin e Bashës

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 11:03
Dosja e statutit, Boçi: Delegatët duan shkarkimin e Bashës

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi shprehet i impresionuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Në një prononcim për “ABC” ai tha se delegatët kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Pjesëmarrja është impresionuese. Sipas statutit Kuvendi është mëse i ligjshëm dhe politikisht është i ligjshëm dhe pas ndryshimeve do të veprohet sipas statutit dhe pritet dhe ka një kërkesë nga delegatët për shkarkimin e kryetarit të PD-së. Votimi do të jetë i fshehtë. Masat janë me dhomë të fshehtë. Hapësirat janë siguruar.

Kuvendi është thirrur nga pjesa më e madhe e delegatëve” shprehet ai. Gazetari Juxhin Mustafaraj tha se në ulëset e cdo delegati është vendosur një dosje me ndryshimet që propozohet që të miratohen në Kuvendin e sotëm.

(Kosova Sot Online)