Kush janë demokratët “VIP” në Kuvendin e Berishës sot

  • 11 December 2021 - 11:41
Kush janë demokratët “VIP” në Kuvendin e Berishës sot

Shkallët e stadiumit në Air Albania, në tribunën e rezervuar nga demokratët për Kuvendin e thirrur nga Berisha po zihen nga delegatët që kanë firmosur për zhvillimin e tij.

Në radhët e demokratëve të tjerë në sy kanë rënë edhe personazhe të njohur të PD.

Në sy bien Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Julian Deda, Floriana Garo, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi etj.

Berisha doli nga shtëpia e tij pas orës 11:00 për të mbërritur brenda pak minutash në stadium ku është pozicionuar mes demokratëve të tjerë.

(Kosova Sot Online)