Basha: Kjo ditëlindje na gjen zemërthyer për shkak të interesave personale

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 13:16
Basha: Kjo ditëlindje na gjen zemërthyer për shkak të interesave personale

“Çdo përpjekje për të ndaluar në këtë rrugë, për të na tërhequr anash nga përballja frontale me rrezikun që paraqet regjimi grabitqar i lindur nga masakra e 25 prilli, është dhe duhet të jetë e shkuara.”.

Kështu deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha, duke i dhënë një mesazh të qartë ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit po zhvillon paralelisht Kuvendin në ‘Air Albania’. Teksa flet për një ditëlindje që demokratët i gjen me zemër të thyer, Basha me bindje pohoi se PD nuk është e përçarë pasi do të jetë edhe më e bashkuar se kurrë. Madje ai ftoi edhe ata demorkatë që e kanë ‘humbur’ rrugën që t’i bashkohen kësaj nisme të PD.

“Ndaj, kjo ditëlindje na gjen zemër thyer, pasi pa mendueshëm duhet të kalonim dhe një sprovë, pas kaq shumë sprovave. E tillë është rruga drejt vlerave. E tillë ka qenë rruga. E nuk mund të jetë ndryshe dhe rruga jonë. Do e kalojmë këtë sprovë, pasi jemi bashke dhe të bashkuar. Me vlerat me të cilat lindëm, vlerat e lirisë dhe demokracisë. Ne jemi PD, pro amerikane, pro kombëtare, parti e vlerave të perëndimit. Ndaj çdo përpjekje për të nda ndaluar në këtë rrugë, për të na tërhequr anash nga përballja frontale me rrezikun që paraqet regjimi grabitqar i lindur nga masakra e 25 prilli, është dhe duhet të jetë e shkuara. Sot ne jemi këtu dhe unë jam këtu për të konfirmuar me emrin tuaj dhe të të mjerave demokratëve se e shkuara nuk mund dhe nuk do të na pengojë në misionin tonë për të ardhmen ndaj Shqipërisë. Duke nisur që nga ky moment e deri në realizimin e objektivit tonë parësor për t’i çelur rrugën eupropiane Shqipërisë, që është largimi i Edi Ramës, ne të gjithë bashkë do të vazhdojmë përpara. Kjo ftesë i drejtohet edhe atyre që gabueshëm kanë menduar se kjo parti e ka humbur rrugën e vetë dhe mund të tentojë rrugë të pashkelura nga partitë që i shërbejnë demokracisë. Apo se mund të tentojnë që të thyejnë ADN tonë ku ndërthuren Liria dhe Demokracia. Këto tre vlera të demokratëve, vlerat me të cilat lindëm janë të paprekshme. Siç është i paprekshëm mendimi i lirë që do të derdhet në dialogun kombëtar në 18 dhjetor të shtunën, në pallatin e Kongreseve. Të mos lejojmë që në veçanti këtë ditë, ditën e lindjes së PD, të forcës që mishëron idealin e demokracisë, që kundërshtarët e demokracisë, që nxënësit e dishepujt e demokracisë, që oligarkia që ka sunduar dhe sundon me ndihmën e tyre që të gëzojnë se demokratët janë përçarë. Jo! 11 dhjetori i sotëm është ditëlindje e thyer për shkak të shkelmimit të një vlerë. Vendosjes së interesit personal mbi atë të PD dhe shqiptarëve dhe Shqipërisë. Por, e dimë që jo çdo ditëlindje shkon ashtu siç e duam. Por ne mësojmë dhe ecim përpara me zemrën e hapur për këdo që ka gabuar dhe që ka motive të pastra, me vendosmërinë për t’i thënë kujto jashtë radhëve tona politike, nga ata që e duan PD të përçarë. S’do ia dilni. Ne jemi të bashkuar, do ia dalim. Fitore Partisë Demokratike, fitore Shqipërisë. Ju uroj demokratëve kudo ku janë, gëzuar 11 dhjetori, ditën e lindës së PD. Zoti bekoftë demokratë dhe Shqipërinë.”, tha Basha.

(Kosova Sot Online)