Një grua pa ëndërr se fitoi në lotari, dhe pastaj e fitoi vërtet!

  • G.G /
  • 11 December 2021 - 13:53
Një grua pa ëndërr se fitoi në lotari, dhe pastaj e fitoi vërtet!

Një grua 46-vjeçare nga Michigan-i i Shteteve të Bashkuara fitoi 300.000 dollarë në lotari, pasi më parë kishte parë ëndërr sikur kishte fituar në mënyrë të ngjashme, por një shumë shumë më të vogël.

Zonja, që ka vendosur të mbetet anonime, fitoi duke luajtur në lotarinë “Cashword Multiplier”, që e kishte blerë në një pombë benzine të kompanisë “Citgo” në Kalamazoo, shkruan CNN.

“Vite më parë, pashë ëndërr duke fituar 25.000 dollarë duke luajtur në Cashword. Kurrë nuk kam menduar se do të fitoja kaq shumë, por është ndjenjë e mrekullueshme”, u tha ajo zyrtarëve të lotarisë javën e kaluar.

Amerikania tha se planifikon që me paratë e fituara të blejë një shtëpi të re dhe pjesën e mbetur ta investojë.

“Nuk njoh ndonjë person që ka fituar shumë në lotari, prandaj kurrë nuk kam menduar vërtet se do të ndodhte. Sigurisht se më vjen mirë që e kisha gabim”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)