Kadilli në Kuvendin e ish-liderit të PD-së: As Basha, as Berisha, duhet një lider i ri

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 14:59
Kadilli në Kuvendin e ish-liderit të PD-së: As Basha, as Berisha, duhet një lider i ri

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli ishte një nga njerëzit që mbajti fjalim në Kuvendin e Sali Berishës.

“Rregulli duhet të fillojë të zbatohet me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Vetëm nëse Basha dhe Berisha përjashtohen ne do të kalojmë provën e seriozitetit. Vetëm atëherë do të fillojë ndryshimi i vërtetë i PD-së. Nëse nuk e bëjmë do të jemi që nesër në një krizë të re. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën kemi mashtruar veten. Duhen udhëheqës të rinj. Ne kemi nevojë për një brez të ri politikanësh” tha ai.

(Kosova Sot Online)