A do jetë selia e PD-së destinacioni pas Kuvendit, Paloka: Nuk marrim asgjë me dhunë

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 15:33
A do jetë selia e PD-së destinacioni pas Kuvendit, Paloka: Nuk marrim asgjë me dhunë

Edi Paloka është pyetur nga gazetarët nëse do shkojnë në selinë PD pas përfundimit të punimeve të Kuvendit. Paloka deklaroi se nuk do të marrin asgjë me dhunë pasi Kuvendi ka marrë vendimet e tij.

“Nëse në selinë e PD kanë frikë nga demokratët, ky është fundi pastaj, ne nuk marrim asgjë me dhunë, nuk ka nevojë.

 Kuvendi i mori vendimet e tij, të gjithë kanë detyrimin t’i zbatojnë. Kuvendin do ta njohin patjetër”, tha ai.

(Kosova Sot Online)