Lexoni edhe:
Vetura “fluturon” mbi ndarëset e rrugës në magjistralen Prishtinë – Pejë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar ministrit të Brendshëm serb, Aleksander Vulin për deklaratat që i bëri për Masakrën e Reçakut.
Haradinaj ka thënë se gjatë mandatit të tij ka shkarkuar ata që kanë përdorur gjuhë të urrejtjes.
Vetura “fluturon” mbi ndarëset e rrugës në magjistralen Prishtinë – PejëLexoni edhe:
“Fatkeqësisht, investimin shumëvjeçar në Kosovë, kohë pas kohe janë munduar ta cenojnë personazhe të shumtë me gjuhë të urrejtjes, siç është rasti i fundit i ministrit serb Vulin. Në Kosovë, ne ju kemi dhënë përgjigjen e duhur zërave të tillë. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në vitin 2019, kam shkarkuar ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal Ivan Teodosijeviq dhe zv.ministren e Drejtësisë Vesna Mikiq, për shkak të gjuhës së tyre që ishte në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e demokraci”, ka shkruar ai.
Haradinaj u ka bërë thirrje serbë në Kosovë që të distancohen nga gjuha e përdorur e Vulinit.
“Orientimi ynë, vazhdon të mbetet bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe të gjitha grupeve etnike pakicë, që Kosova të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj e që respekton të drejtat e secilit. Në fund, iu bëj thirrje serbëve të Kosovës, që të distancohen nga gjuha e urrejtjes ndëretnike dhe nga secili person që mundohet t’i rikthejë në të kaluarën”, ka thënë ai në reagim.
(Kosova Sot Online)