KEDS tregon se cila është arsyeja e reduktimeve të sotme në Prishtinë

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 16:03
KEDS tregon se cila është arsyeja e reduktimeve të sotme në Prishtinë

KEDS ka treguar arsyet e reduktimeve të sotme në disa pjesë të Prishtinës.

Sipas njoftimit nga KEDS, arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike janë punimet për mirëmbajtjen e dalëve të nënstacionit Prishtina 3.

Më tutje në njoftim thuhet se këto punime emergjente janë duke u bërë si pasojë e rritjes së konsumit e që po shkaktojnë mbingarkesa.

“Punimet emergjente që po zhvillohen ditëve të fundit si pasojë e rritjes ekstreme të konsumit e që po shkaktojnë mbingarkesa, kanë për qëllim që të sigurojnë stabilitet të pajisjeve elektro-energjetike dhe kjo përkthehet edhe me siguri në furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Pas vizitës në Qendrën Dispeqerike, drejtori ekzekutiv i KEDS, Alpin Dogan vizitoi ekipet e angazhuara në nënstacionin Prishtina 3, ku janë duke u zhvilluar punimet për mirëmbajtjen e daljeve të këtij nënstacioni.

Punimet emergjente që po zhvillohen ditëve të fundit si pasojë e rritjes ekstreme të konsumit e që po shkaktojnë mbingarkesa, kanë për qëllim që të sigurojnë stabilitet të pajisjeve elektro-energjetike dhe kjo përkthehet edhe me siguri në furnizim me energji elektrike.

Përkundër investimeve të fuqishme në rrjet 8 vitet e fundit dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike si rezultat i këtyre punimeve, rritja e vendbanimeve dhe varësia për tu ngrohur me energji elektrike ka bërë që të ndërmerren masa dhe të intervenohet në disa dalje në mënyrë që të ketë siguri të sistemit dhe të mos vie deri te situata të papritura si pasojë e këtyre mbingarkesave.

(Kosova Sot Online)