Zbulohen detaje tronditëse për vrasjen e trefishtë në Gllogjan (Foto)

  • G.G /
  • 11 December 2021 - 21:07
Zbulohen detaje tronditëse për vrasjen e trefishtë në Gllogjan (Foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, shkruan syri.net Kosova.

Burimet bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj, nga Gllogjani.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit dhe dy nxënësve në Gllogjan.

Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani. Të dyshuarit e arrestuar janë babai dhe dy vëllezërit e vajzës që kishte kryer vetëvrasje në vitin 2020.

Sipas disa burimeve anonim për Syri.net Kosova thuhet se vajza e Halilit, Heroina ka mbetur shtatzënë me shoferin e autobusit e pas kësaj ajo ka privuar vetën nga jeta.

Syri.net Kosova ka marrë informacion se të arrestuarit kanë paralajmëruar shoferin se për këtë do të hakmerren.

Njëri nga të arrestuarit, Malsori punon në Gjykatën Themelore në Pejë, dega Decan.

Malsor Mehmeti

Kreshnik Mehmeti

Kujtojmë që në këtë tragjedi mbetën të vrarë edhe dy nxënës Ledioni dhe Gentiana.

Syri.net Kosova do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

(Kosova Sot Online)