36 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19, kjo është gjendja e tyre

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 10:49
36 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19, kjo është gjendja e tyre

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në trajtim mjekësor në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK janë të shtrirë 36 pacientë, 6 prej tyre  me Covid-19 pozitiv dhe 30 të tjerë post-Covid.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar

Spitali i Gjakovës, 1  pacientë

Spitali i Pejës, 2  pacientë

Spitali i Ferizajt, 3  pacientë.

(Kosova Sot Online)