Ministri Mehaj me lajme të mira nga Gjermania

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 12:14
Ministri Mehaj me lajme të mira nga Gjermania

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për një lajm të mirë që vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, ka përfunduar me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e lartë Ushtarake të Bundeswehr-it.

“Një lajm tjetër i mirë na vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, përfundon me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Lartë Ushtarake të Bundeswehr-it”.

“Falënderojmë shtetin mik, Gjermaninë, për përkrahjen e vazhdueshme, kurse Major Kelës i urojmë suksese të mëtejme në karrierën ushtarake në shërbim të vendit”.

(Kosova Sot Online)