Përparim Rama: KEDS më premtoi se s’do të ketë ndërprerje të rrymës

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 15:51
Përparim Rama: KEDS më premtoi se s’do të ketë ndërprerje të rrymës

Tashmë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka filluar punën e tij si i pari  i këtij qyteti. Që nga marrja e detyrës, nga dita e martë, ai thotë se nuk është ndalur puna e tij në shërbim të qytetarit të Prishtinës. Ndërkaq kujton se nga takimi me KEDS-in u kanë premtuar se nuk do të ketë ndalesa të energjisë elektrike.

Rama në një prononcim për kp, ka thënë se që nga dita e martë ata veçse kanë vazhduar me takime me ambasadorë, si dhe me bankat për të mundësuar financimin e projekteve të cilat Rama u ka premtuar qytetarëve të Prishtinës.

“Mirë shumë kemi filluar punën e hovshme, kemi punu edhe dje, edhe sot, tash me shfrytëzuar edhe vikendin për me strukturu punën, me i organizuar edhe organo gramin në mënyrën më të mirë të mundshme që puna të shkojë në mënyrën sa më të mirë, në bazë të programit që e kemi bërë, në bazë të projektit me të cilin edhe kemi fituar, iu kemi premtua qytetarëve të Prishtinës. Pra sot, dje prej të martës që kemi filluar, e kemi një proces shumë të mirë, kemi pas edhe takime të shumta me ambasadorë që na kanë premtuar se do të na ndihmojnë në aspekte të ndryshme. Po ashtu, edhe me banka ndërkombëtare në aspektin e financave për pas mundësi t’i krijojmë dhe zhvillojmë projektet që veç i kemi premtuar, me organizata të ndryshme joqeveritare me të cilët kemi pasur takime, dhe këto takime do të vazhdojnë”, thotë ai.

Rama përmedi edhe takimet me përfaqësuesit e KEDS-it, të cilët i kanë premtuar se do të bëhet zgjidhje që të mos ketë ndalesa të rrymës.

“Në të njëjtën kohë edhe puna në teren që gjatë këtyre ditëve që është nevoja që rrugët të jenë të hapura, të pastërta dhe po ashtu patëm edhe takim me KEDS-in dhe me reprezentues të KEDS-it dhe diskutuam për çështjen e rrymës dhe iu tregova që ne reprezentojmë qytetarin e Prishtinës edhe që të konfirmohet se më nuk do të ketë ndalesa të rrymës sepse tash është edhe koha e dimrit dhe çdo gjë varet edhe nga rryma, më premtuan atë, që do të bëjmë çmos që jeta e qytetarit të Prishtinës të përmirësohet në çdo arën, në çdo pjesë,” ka shtuar Rama.

Për më tepër ai shton se do të kujdeset për të gjitha gjërat që ka premtuar dhe që i ka në programin e tij.

“Ne i kemi prezantuar  në programin tonë, pra hapësirat publike, trotuaret, kaosi urban me të cilin po merremi, shkollat çerdhet e gjëra të ndryshme të cilat veçse i kemi të publikuara në programin tonë”, përfundon Rama

Përparim Rama ka dalur fitues në zgjedhjet e 17 tetorit me 51.01% të votave.

(Kosova Sot Online)