Bashkim Jashari sot e merr gradën Gjenerallejtënant

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 08:11
Bashkim Jashari sot e merr gradën Gjenerallejtënant

Në një ceremoni të veçantë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të gradojë Gjeneralmajor Bashkim Jasharin, në gradën Gjenerallejtënant.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e bërë për media nga Presidenca, ku thuhet se ceremonia do të fillojë në ora 10:00.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më datën 1 dhjetor .

Para Jasharit, në krye të FSK-së ishte Rrahman Rama.

(Kosova Sot Online)