“Ka pasur shembje masive”, vazhdon të jetë e bllokuar rruga drejt Prevallës

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 08:21
“Ka pasur shembje masive”, vazhdon të jetë e bllokuar rruga drejt Prevallës

Mbrëmjen e së dielës, është bllokuar rruga Prizren-Prevallë, si pasojë e shembjes së dheut dhe gurëve.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka deklaruar se është hapur vetëm një pjesë e rrugës dhe se mund të kalojnë vetëm rastet emergjente.

Ai ka deklaruar se deri më tani nuk ka informacione për të lënduar.

“Deri më tani s’kemi informacion për të lënduar. Ka pasur shembje masive. Është hapur vetëm një pjesë e rrugës dhe mund të kalojnë vetëm rastet emergjente”, ka deklaruar Osmanollaj.

Ai ka deklaruar se

Ndryshe, policia të dielën ka kërkuar nga qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative për Prevallë dhe Brezovicë.

(Kosova Sot Online)