Asnjë pacientë me COVID nuk është i shtrirë në QKUK

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 09:32
Asnjë pacientë me COVID nuk është i shtrirë në QKUK

Shërimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, asnjë pacientë me Covid-19 pozitiv nuk është duke u trajtuar, ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19.

Sipas SHSKUK’së, në QKUK po trajtohen 29 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 6 pacientë si post-Covid-19.

Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë post-covid

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

(Kosova Sot Online)