Mjeku denoncon skandalin e policisë kosovare me ‘bukuroshet’

  • G.G /
  • 13 December 2021 - 11:07
Mjeku denoncon skandalin e policisë kosovare me ‘bukuroshet’

Mjeku, Nazim Qehaja ka denoncuar një rast që ka të bëjë me një skandal të Policisë së Kosovës.

Qehaja përmes një shkrimi në Facebook ka rrëfyer një ngjarje të tij me Policinë, ku ky i fundit deshi të denoncojë një vjedhje por që nuk u mor fort parasysh nga Policia pasi të njëjtit ishin të zënë me ca ‘bukuroshe’ që sipas tij, pa identifikim fare ishin më të priveligjuara.

Më poshtë mund të lexoni të plotë denoncimin e tij:

PAPUNËSIA DHE PAPËRGJEGJËSIA NË SHËRBIMIN POLICOR TË KOSOVËS, BOJKOTIM I HAPUR I PUSHTETIT DHE SHTETIT!

LEXO EDHE:

Sot dëshmon dëshmitari i radhës në rastin e Mustafës

Shpresë, të mos jetë kolektive!

Telefonatë në nr. 192....urdhëroni, këtu Policia e Kosovës. Përshëndetje!... Përshëndetje!  Jam Nazim Qehaja me banim në Lagjën e Univerzitetit, Rr. Nezir Gashi nr. 34.  Dua ta paraqes një vjedhje të Biçikletës. Mirë, përgjigjet ajo, tani e dërgoj policinë.

Pas 1 ore telefonata tjetër me nr. 038549924, ora 13 e 54 min. Ju thërrasim nga Policia e Kosovës. Eni në Stacionin e policisë te rrethi i flamurit - Viktoria dhe paraqitne rastin. Në rregull, përgjigjem unë. Të nesërmen në ora 08 e 15 min. jam te kabina e rojës, në hyrje të oborrit. I tregoj arsyen e shkuarjes. Polici bën një telefonatë dhe heshtë, nuk më thot gjë. Ndërkohë numri i njerëzve sa vjen e rritet. Por shërbimet e para i marrin do "Bukuroshe", të cilat duan të mbesin anonime dhe nuk e tregojnë as lejen e njoftimit. Atëherë, polici i rojës u thot telefononi policin të cilin dëshironi ta takoni. Dhe kështu ndodhi, ato futeshin brënda pa pritur dhe pa u identifikuar.

Në rregull. Kaloi gjysmë ore.dhe në oborr doli një gjigant, e quanin "Toger" . Ky ua caktonte detyrat policëve të cilët dilnin pas tij. Mes tyre, një polic, djalë i ri, ma caktoi dhe mua. Ky më mori dhe më dërgoi në një dhomë të shkretë, me gjama të thyer, e ftohtë dhe e ndyerë. Ulu aty më tha. U ula dhe pas 2 min, ky doli, fatkeqësisht me një femër, me njërën nga ato që ishin anonime. Shkoi, prit, prit, prit, kaloi gjysëm ore. U ngrita dhe u ofrova në dritaren e  një zyreje të  gjatë ku punonin disa policë. Kërkova, jo që nuk më dhanë përgjigjje por as që më shikonin. E njëjta ndodhi edhe në një zyre tjeter, askush nuk përgjigjej. Dola, pa kryerë punë, sepse edhe mua më priste dikush tjetër. Në afërsi të kabinës, në hyrje të oborrit, rendi i palëve që prisnin tani ishte shumë i gjatë.

Ky është  vetëm një rast nga dhjetëra të tjerë që mua më kanë ndodhur. Bile njëherë, kur për një krim e kam lajmëruar Policinë, kjo. kriminelit ia ka dhënë edhe numrin e telefonit me emër dhe mbiemër tim.

Dikush do të pyes pse kështu paska ndodhur me mua e jo me të tjerë? Jo nuk jam vetëm unë, rastet janë me mijëra, bile thuhet në popull  se punë nuk të kryen policia, por njerëzit tanë janë frikacakë, kanë frikë t'i denoncojnë!.

Prishtinë, 13 Dhjetor 2021

https://www.facebook.com/nfqehaja/posts/2054773721355391

(Kosova Sot Online)