Nis dëgjimi i dëshmitarit të nëntë në gjykimin ndaj Salih Mustafës

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 11:26
Nis dëgjimi i dëshmitarit të nëntë në gjykimin ndaj Salih Mustafës

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime lufte.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar të dëgjohet dëshmitari i nëntë në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.

Aktakuza ndaj Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai ngarkohet me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror. Ai akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Salih Mustafa në këtë seancë do të jetë i pranishëm me videolidhje.

(Kosova Sot Online)