E pazakontë, burri paguan 30 mijë euro për të vrarë gruan dhe vjehrrën

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 11:58
E pazakontë, burri paguan 30 mijë euro për të vrarë gruan dhe vjehrrën

Karabinierët në Itali, kanë zbuluar një rast të pazakontë. Ata kanë arrestuar një 50-vjeçar, pasi dyshohet se kishte paguar 30 mijë euro, për vrasjen e gruas dhe vjehrrës së tij.

Burri nga Parma, kishte kërkuar nga vrasësi që e gjitha të dukej sikur ishte aksidentale, e për këtë, kishte dhënë një këst të parë, me premtimin se shuma totale do të jepej në momentin kur të kryhej porosia.

Është e paqartë arsyeja se përse burri donte të vriste të shoqen e vjehrrën.

(Kosova Sot Online)