Profesori i hematologjisë kërkon që ata që nuk vaksinohen të jetojnë në mal

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 12:54
Profesori i hematologjisë kërkon që ata që nuk vaksinohen të jetojnë në mal

“Mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë është vaksinimi”, tha profesori i hematologjisë në Universitetin e Sorbonës, Grigoris Gerotziafas. Ai gjithashtu vuri në dukje se vendimi i qeverisë për të bërë vaksinën e detyrueshme është i duhuri, por e konsideron të gabuar marrjen e vaksinës në bazë të moshës.

Gerotziafas theksoi se duhet të ketë një konsensus për menaxhimin e pandemisë: “Duhet të ulemi në tryezë, të negociojmë dhe të vendosim masa të ashpra, sepse kur flasim për vaksinimin e detyrueshëm është një masë e ashpër por e domosdoshme, tha ai.

“Kushdo që nuk dëshiron të vaksinohet, nuk mund të marrë pjesë në evente të ndryshme. Rregullat janë të thjeshta. Mund të shkoni në mal dhe të jetoni atje. Askush nuk do t’ju detyrojë të vaksinoheni”, theksoi Gerotziafas.

Profesori shpjegoi se koronavirusi shkakton një sëmundje të rëndë dhe vdekjeprurëse dhe me përhapjen e variantit Omicron situata është bërë edhe më e rrezikshme. Bazuar në këto të dhëna, ekspertët presin një valë më të madhe në janar, edhe në Francë, pavarësisht shkallës së lartë të  vaksinimit.

(Kosova Sot Online)