Sot votohet për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviq ndërron anë

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 13:25
Sot votohet për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviq ndërron anë

Sot në Mal të zi zhvillohet seanca e parlamentit ku do të shqyrtohet nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit, Zdravko Krivokapiç.

Rënia e mundshme e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila prej 30 vitesh ka qenë në pushtet.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “URA” dhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç është shprehur se për zgjidhjen e krizës politike duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç shpreson se askush nga shumica parlamentare nuk do ta përkrahë nismën për mosbesimin e qeverisë.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi dhe lideri i opozitës, Milo Gjukanoviç ka shprehur besimin se mocioni për mosbesimin e qeverisë do të ketë sukses.

(Kosova Sot Online)