Vetëm 344 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 15:21
Vetëm 344 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Vetëm 344 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 644 mijë e 733.

872 mijë e 196 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës. Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)