Tërmkolli thotë se ndikimi sorosian është i madh dhe se po luftohet identiteti kombëtar shqiptar

  • A.P /
  • 13 December 2021 - 21:10
Tërmkolli thotë se ndikimi sorosian është i madh dhe se po luftohet identiteti kombëtar shqiptar

Melihate Tërmkolli ka thënë se shpallja non-grata nga SHBA-ja e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka shkaktuar konfuzion pasi nuk ka arsye të qartë pse ka ardhur deri tek ky vendim.

Tërmkolli thotë se po të ishte për krim dhe korrupsion, do ishte dashur të shpallen non-grata Edi Rama, Lul Basha dhe Aleksandër Vuçiq. Ajo shton po ashtu se ka ndikim të thellë sorosian në këtë çështje dhe se po luftohet identiteti kombëtar shqiptar.

“Tash kjo shpallja non-grata. Është dicka që e ka bërë Administrata Biden. Dimë se shumë figura shqiptare janë futur në këtë listë po arsye të veçanta. Për të ishte për krim dhe korrupsion do të ishte Edi Rama me Lul Bashën të parët që janë shpallur. Po të ishte për krime do të ishte Vuçiqi i pari i të parëve. Nuk dua na asnjë moment të më shkoj mendja se shqiptarët janë anti-amerikane. Është pikërisht Berisha që në bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë me amerikanët ka futur Shqipërinë në NATO. Ka liberalizuar vizat dhe ka ndërtuar Rrugën e Kombit. Mos harroni. Për 8 vite Sali Berisha ishte në opozitë. Nuk kishte pushtet. Dhe besoj që këtu ka ndikim të thellë sorosian jo vetëm në këtë çështje. Por në të gjithë jetën në drejtim të asaj që të ketë sa më pak ndikim kombëtar shqiptar dhe të ketë qytetar amorf të cilët banojnë në Shqipëri. E di që lobet janë ligjore në SHBA dhe si funksionojnë. Tash a kanë ndikim ato në këtë punë, kjo është e sigurtë”, përfundoi ajo.

Ndryshe, Berisha në Kuvendin e mbajtur më 11 dhjetor e shkarkoi Lul Bashën me vota të delegatëve të PD-së. Basha ka thënë se nuk e pranon rezultatin dhe se Kuvendi i vërtetë do të mbahet më 18 dhjetor.

(Kosova Sot Online)