Pyetja e analistit: Ku i mori Sali Berisha 1 milion euro për financimin e Foltores?

  • A.P /
  • 13 December 2021 - 22:00
Pyetja e analistit: Ku i mori Sali Berisha 1 milion euro për financimin e Foltores?

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se nëse Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë, është me të vërtetë i pakorruptuar sic thotë ai, atëherë duhet të tregojë nga i mori paratë për financim të “Foltores”.

Latifi thotë se Berisha nuk përfaqëson ndryshim në Shqipëri por vetëm është vazhdimësi e së kaluarës dhe kokëfortësisë së tij për të mos lëshuar pushtetin.

“Kjo që ka ndodhur kohët e fundit tregon se Sali Berisha ka qenë de-facto kryetar i PD-së dhe Basha nuk kishte pushtet asnjëherë mbi partinë”, thotë ai.

“Nëse do të na vërtetojë se me të vërtetë nuk është i korruptuar dhe se është lider duhet të tregojë nga i mori 1 milion euro për financim të kampanjës së tij që filloi para gati një muaji. Pse nuk e shpalos këtë”, thotë ai.

Latifi po ashtu thotë se ajo që ka ndodhur në PD do të dërgojë në përçarjen e partisë dhe se fituesi i vetëm i kësaj është Edi Rama dhe PS-ja. 


(Kosova Sot Online)