'Mos bli prodhime serbe', krijohet grup për bojkotimin e produkteve serbe

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 10:42
'Mos bli prodhime serbe', krijohet grup për bojkotimin e produkteve serbe

Një fushatë për bojkotimin e prodhimeve serbe ka filluar edhe përmes një grupi në rrjetin social në Facebook.

“MOS BLI PRODHIME SERBE” është emëri i këtij grupi i cili numëron plot 40 mijë anëtarë.

Me disa moto është krijuar edhe ky grup siç janë, “Nuk shitet Kosova për 10 cent më lirë!”, “Dikush e sakrifikoj gjakun për Kosovë e për ne kërkohet të sakrifikojmë paratë”.

Qëllimi i tyre:

Serbia vazhdimisht po e kërcënon sigurinë e Kosovës, ajo me paratë e fituara nga shitja e prodhimeve të veta në Kosovë po i mban strukturat paralele Serbe në Kosovë dhe po armatoset me shpresën se një ditë ushtria Serbe do të kthehet në Kosovë!

Sot nuk ka patriotizëm me të madh se në mënyrë paqësore me i dal zot vendit duke mos ble asgjë të prodhuar në Serbi!

Dikush e sakrifikoj gjakun për Kosovë e për ne kërkohet të sakrifikojmë paratë!

Nuk shitet Kosova për 10 cent më lirë!

Grupi në Facebook 

https://www.facebook.com/groups/2281262918681383

(Kosova Sot Online)