Vetura fluturuese e merr certifikatën e sigurisë, ja kur mund të dalë në shitje

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 11:23
Vetura fluturuese e merr certifikatën e sigurisë, ja kur mund të dalë në shitje

Një propotip i veturës fluturuese e ka marrë certifikatën e parë të sigurisë në Japoni, duke ua mundësues zhvilluesve komercializimin e mjetit të quajtur “eVTOl” potencialisht nga viti 2025.

Kjo është hera e parë që një veturë fluturuese arrin në këtë fazë të zhvillimit në Japoni dhe mund ta hapë rrugën që kjo të bëhet dekada e veturave fluturuese, shkruan IFL Science.

Koncepti i veturës fletuese “eVLOT”, e zhvilluar nga kompania “SkyDrive”, tash për tash përfaqësohet nga SD-03, që vitin e kaluar kishte realizuar një testim të suksesshëm fluturues me njeri brenda saj.

Prototipi mund të fluturojë rreth dhjetë minuta dhe shpejtësinë maksimale e ka 48 kilometra në orë. Gjatë fluturimit debutues, një pilot e kishte ngritur veturën vertikalisht në ajër dhe e kishte testuar për një kohë të shkurtër.

Nga ajo kohë, kompania kishte aplikuar për një lloj certifikate, që lëshohet nga Ministria e Tokës, Inftrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, me të cilën certifikohet siguria e mjetit.

Për lëshimin e kësaj certifikate zbatohen teste të ashpra të fuqisë dhe aftësive fluturuese dhe ministria asnjëherë më parë nuk ka lëshuar certifikata të tilla për ndonjë veturë fluturuese, prandaj arritja e kompanisë është e konsiderueshme.

(Kosova Sot Online)