Studimi interesant suedez, numri i këmbës tregon jetëgjatësinë

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 15:17
Studimi interesant suedez, numri i këmbës tregon jetëgjatësinë

Tanimë edhe një studim i ka konfirmuar hulumtimet e mëhershme të një studimi suedez – madhësia e këmbës e parashikon jetëgjatësinë tuaj!

Anketimi i fundit që ka përfshirë mijëra meshkuj e gra, e ka konfirmuar punën e ekipit të ortopedëve suedezë në vitin 1987, të cilët e kishin thënë të njëjtën gjë: numri i këmbës tregon sa gjatë jetoni.
“Sado befasuese që mund t’ju duket, madhësia e këmbës e parashikon jetëgjatësinë”, ka deklaruar Dr. Hans Bjors, epidemiolog nga Stokholmi, i cili e ka raportuar këtë studim.

“I kemi përdorur të dhënat e kompjuterizuara për t’i krahasuar njerëzit nga çdo zonë e Suedisë. E kemi studiuar moshën në të cilën kanë vdekur dhe shkaktarin e vdekjes, dhe kemi zbuluar se madhësia e këmbëve definitivisht ndërlidhet me jetëgjatësi”, ka shtuar ai.

Përderisa studimi nuk ka gjetur ndonjë lidhje direkte mes madhësisë së këmbës dhe sëmundjeve individuale apo mes gjerësisë së këmbës dhe jetëgjatësisë, hulumtuesit kanë thënë se patjetër ekziston një lidhje mes madhësisë së këmbëve dhe jetëgjatësisë.

Sidoqoftë, hulumtuesit kanë përpiluar një listë e cila tregon se sa gjatë mund të jetoni varësisht nga numri i këmbëve që e keni.

Te femrat:

Numër 35: 64-69 vite

Numër 36: 70-76 vite

Numër 37: 77-82 vite

Numër 38: 78-84 vite

Numër 39: 73-75 vite

Numër 40: 70-72 vite

Numër 41: 67-70 vite

Numër 42: 66-69 vite

Te meshkujt:

Numër 41: 73-77 vite

Numër 42: 75-82 vite

Numër 43: 74-79 vite

Numër 44: 67-72 vite

Numër 45: 66-69 vite.

(Kosova Sot Online)