PDK-ja kërkon miratimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 15:39
PDK-ja kërkon miratimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)  ka kërkuar sot nga Qeverisa e Kosovës që të miratojë Projektligjin për paga.

Kjo kërkesë ka ardhur nga deputeti Bekimi Haxhiu, në debat in parlamentar që po mbahet lidhur me pagat  në sektorin publik.

Ai tha se  ekzekutivi duhet të planifikojë përfshirjen e Projektligjit për paga në buxhetin e vitit 2022.

“Sot po kërkojmë nga ju që të zbatoni atë që e premtuat dhe këto kokëdhimbje të punëtorëve shëndetësor, të policëve, zjarrfikësve, ushtarëve dhe shërbyesve civil të ndalen me veprime konkrete të qeverisë. Ka qenë e lehtë të kritikoni punën e të tjerëve, por tani si qeveritar nuk iu pengon askush dhe keni votat dhe mbështetjen e opozitës të bëni veprimet e duhura në këtë sektor, të miratoni ligjin”, ka thënë ai.

Sindikatat tash e disa javë janë duke kërkuar miratimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Në të kundërtën ata kanë paralajmëruar protesta masive dhe hapa të tjerë sindikal.

(Kosova Sot Online)