Debati në Kuvend, Haradinaj e quan Kurtin komunist kur flet për prona

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 16:23
Debati në Kuvend, Haradinaj e quan Kurtin komunist kur flet për prona

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti merr vesh vetëm nga dënimi. Ai tha e ka pyetur atë se kur do të zgjidhet problemi i Ligjit të Pagave në sektorin publik.

Më tutje, Haradinaj tha se nëse nuk do të ishte pandemia, qytetarët do të duhej që të dilnin në rrugë për këtë çështje.

“E lus Kurtin, a kish mujt Kurti pra me na e zgjedh problemin e Ligjit të Pagave dhe se kur mundet me e zgjedh. I lus punëtorët e sektorit publik dënojeni këtë njeri se nuk merr vesh ndryshe, dënimi e kthjell se nuk po merr vesh gjuhë tjetër. Fatkeqësisht është pandemia se për këtë Ligj e ka merituar me dal në rrugë”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për çështjen e pronave, teksa e cilësoi kryeministrin Kurti komunist.

“Nuk kam parë ndonjëherë një Qeveri më mashtruese se kjo. Ju siguroj se nuk më ka ndodhur me e  ul atje e me pa një gjendje si kjo. Thotë kryeministri nuk është urgjencë. O z. Kryeministër mundet që so për ty, e ndoshta ti je komunist don me punu pa parë, por leja atyre të drejtën të flasin për veten. Ato sindikatat që po të vinë te dera. Nashta kryeministri s’ka qejf me pas pronë private, i pengon me qenë prona te njëri e te tjetri. Unë at tokën që e kam ble ka qenë e nacionalizuar, ma ka marr njëherë shteti”, ka thënë ai.

Kurti dhe Haradinaj patën një debat rreth një toke 200 hektarësh që Haradinaj thotë se e ka riblerë në Gllogjan. 

(Kosova Sot Online)