Xhavit Haliti: S’kam frikë as nga Albini për të kaluarën time

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 21:05
Xhavit Haliti: S’kam frikë as nga Albini për të kaluarën time

Deputeti i PDK-së, Xhavil Haliti ka thënë se nuk është i frikësuar të përballet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e as me këdo tjetër, sa i përket të kaluarës së tij politike.

Teksa po bisedonin për seancën e sotme, ku pati shumë akuza dhe debate, Haliti thotë që ballafaqimi me të vërtetat nuk duhet t’i frikësohet askush.

“Ka asi që kanë frikë. Unë s’kam frikë sa i përket të kaluarën time për asnjë send. Me u përball jo veç me Albinin, por me këdo. Me argumente, se kështu me cu selame që thotë populli përmes mediave dhe përmes mundësive që ka dhënë sot, rrjetet sociale është krejt tjetër gjë. Ballafaqimi me të vërtetat, s’duhet me ju frikësu askush”.

Ai tha se është njëri prej atyre që ka dëshirë të ballafaqohet për diçka që ka të bëjë me të.

“Unë jam njëri prej tyre që kam qef me ju ballafaqu, por nuk kam qef që parlamenti i Kosovës të bëhet I gërditshëm për qytetarët e Kosovës. Shumë tema që folen edhe përfolen, kanë mundësi me u trajtu edhe brenda institucioneve”, thotë Haliti.

(Kosova Sot Online)