Xhavit Haliti: Nëse vërtetohet korrupsioni, ligji duhet të veprojë egër

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 21:32
Xhavit Haliti: Nëse vërtetohet korrupsioni, ligji duhet të veprojë egër

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se duhet të ndalen akuzat pa substancë ndaj njerëzve në politikë.

Ai ka shtuar nëse njerëzit kanë ndonjë provë ndaj ndokujt që ka bërë veprime kriminale, atëherë duhet t’iu drejtohen Gjykatave.

“Bëjeni dosjen. Krijoni atë dhe futeni në gjykata që të mos humbim më kohë me këta njerëz që flasin pa asnjë bazë. Le të gjykohen të gjithë. Unë, ai ai tjetri. Le ta bëjë këtë vettingun Kurti”, tha ai.

Tutje ai tha se nëse ka raste kur vërtetohet korrupsioni, atëherë duhet që ligji të veprojë.

“Nëse vërtetohet korrupsioni, ligji duhet të veprojë egër”, shton ai.

“Po e shohim se ky diskurs ekziston edhe në vende perëndimore. Në SHBA, Angli tani e pamë një rast me kryeministrin Johnson. Por ligji funksionon atje dhe duhet edhe këtu”, përfundoi Haliti. 

(Kosova Sot Online)