Xhavit Haliti i jep një vërejtje LDK-së dhe PDK-së: Betejat politike nuk bëhen në portale

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 22:30
Xhavit Haliti i jep një vërejtje LDK-së dhe PDK-së: Betejat politike nuk bëhen në portale

Kryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se është i kënaqur me punën që ekipi i ri po bën në PDK, por ka një vërejtje për ta dhe për kryesinë e re të LDK-së.

Ai tregon se PDK është konsoliduar me zgjedhjet e reja të brendshme dhe se nuk kanë humbur vota, andaj ai nuk mund të ankohet.

 “Në një kohë ishte Enveri si zëvendës pastaj në kuvend me procedura të rregullta, është zgjedhur Memli kryetar. Unë mendoj se ka të meta në bashkëpunimin me partinë. Por unë po e shoh se nuk kemi rënie. Dhe pasi nuk kemi rënie atëherë nuk mund të kem ankesa. Nuk jam në kryesi. Kanë pasur dëshirë mos të më marrin. Ka qenë një tendencë që deputetët të mos jenë pjesë e kryesisë. Kanë bërë një kryesi me njerëz të ri dhe të mirë. Në përgjithësi, kryetari dhe ekipi i tij janë të përkushtuar për partinë”, thotë ai.

Ai thotë se nuk është i kënaqur me punën e të dyja partive në Kuvendin e Kosovës.

“Jam i zhgënjyer me PDK-në dhe LDK-në në Kuvend. Vetëm këtë vërejtje e kam për kryetarët e të dy partive. Betejat politike nuk bëhen në portale”, përfundoi Haliti. 

(Kosova Sot Online)