Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Gucatit e Haradianajt

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 08:47
Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Gucatit e Haradianajt

Sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Procesi gjyqësor pritet të fillojë nga ora 09:30 dhe të përfundojë në 13:00.

Mbi këta ish-krerë të OVL-UÇK-së rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare,  frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

(Kosova Sot Online)