Pendarovski arrin në Prishtinë, Osmani e pret me ceremoni shtetërore

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 09:22
Pendarovski arrin në Prishtinë, Osmani e pret me ceremoni shtetërore

Presidentja Vjosa Osmani, e ka pritur me ceremoni shtetërore Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Të dy do të zhvillojnë takim në zyrën e të parës së shtetit, për të mbajtur më pas një konferencë për medie.

Pendarovski do të pritet në takim edhe nga kreu i Kuvendit Glauk Konjufca.

Kjo është vizita e parë e Pendarovskit në Kosovë që nga marrja e detyrës më 2019.

(Kosova Sot Online)