Një shtetas i huaj thyen xhamat e dy veturave në Lipjan dhe vjedh gjërat që ishin brenda

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 10:06
Një shtetas i huaj thyen xhamat e dy veturave në Lipjan dhe vjedh gjërat që ishin brenda

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 23:56 në Lipjan kanë arrestuar një shtetas të huaj pasi që i njëjti ka thyer xhamat si dhe ka kryer vjedhje në dy vetura.

Nga policia është thënë se veturat ishin të parkuara.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Lipjan 14.12.2021 -23:56. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi i njëjti është identifikuar duke dëmtuar (thyer ) xhamat, si dhe kryer vjedhje nga dy vetura të cilat ishin të parkuara. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)