Mungesa e ngrohjes në Prishtinë, deklarohet Përparim Rama

  • G.G /
  • 15 December 2021 - 13:22
Mungesa e ngrohjes në Prishtinë, deklarohet Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet lidhur me ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit.

Sipas Ramës, ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Nga këta të fundit, kryetari tha se ka marr siguri që çështja do të rregullohet deri nesër.

“Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet për situatën e krijuar.  Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër”, ka shrkuar Rama në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet për situatën e krijuar.

Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër.

Duke ju kërkuar mirëkuptim, ju siguroj se Komuna e Prishtinës po e trajton këtë çështje me seriozitet dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm që varen nga ne.

(Kosova Sot Online)