Aktakuzë kundër një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

  • G.G /
  • 15 December 2021 - 13:28
Aktakuzë kundër një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër një personi me inicialet F.D. për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria, thuhet se F.D. “me paramendim, me dashje, si dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’, ka depërtuar në brendi të Sirisë, si dhe pas regjistrimit në këtë organizatë, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë”.

Prokuroria thotë se me këto veprime, F.D e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

(Kosova Sot Online)