“Omicron i shpëton mbrojtjes së dy dozave të vaksinës Pfizer dhe Sinovac”

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 14:50
“Omicron i shpëton mbrojtjes së dy dozave të vaksinës Pfizer dhe Sinovac”

Dy vaksina kryesore COVID-19 nuk prodhojnë “nivele të mjaftueshme” të antitrupave kundër variantit Omicron pas dy dozave, sipas studiuesve në Hong Kong, duke rritur frikën se varianti mund t’i “shpëtojë” mbrojtjes së ofruar nga vaksinat aktuale, raporton euronews.

Studiuesit e Universitetit të Hong Kongut rekomanduan që individët të marrin një dozë të tretë të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe Sinovac “sa më shpejt të jetë e mundur”, në mënyrë që të mbrojnë veten kundër Omicron.

Te 25 persona të vaksinuar me Sinovac, asnjë prej tyre nuk kishte mjaftueshëm antitrupa për të neutralizuar Omicron, ndërsa te 25 persona të vaksinuar me Pfizer,vetëm 5 prej tyre kishin mjaftueshëm antitrupa, shkruan abcnews.al

“Shumica e individëve pasi  marrin të dyja dozat e  BioNTech ose Sinovac nuk prodhojnë nivele të mjaftueshme të antitrupave  kundër variantit të ri të virusit Omicron, prandaj është e këshillueshme marrja e një doze të tretë, thanë studiuesit.

Sipas të dhënave, Pfizer ofron  70 për qind mbrojtje kundër shtrimit në spital ndërkohë, vaksina e prodhuar në Kinë, e njohur gjithashtu si Coronavac, është vaksina më e përdorur në botë kundër COVID-19. Pothuajse dy miliardë doza janë shpërndarë globalisht, veçanërisht në vendet më të varfra duke përfshirë Indonezinë, Brazilin, Filipinet dhe Turqinë.

Por ky studim mund të jetë një problem për autoritetet në vendin tonë dhe Ukrainë, pasi Sinovac ose e njohur ndryshe si vaksina kineze është një nga vaksinat më të përdorura kundër COVID-19.

(Kosova Sot Online)