Përparim Rama në Termokos, merret vendim që ngrohja në kryeqytet të bëhet me mazut

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 16:13
Përparim Rama në Termokos, merret vendim që ngrohja në kryeqytet të bëhet me mazut

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është marrë vendim që ngrohtorja e Termokosit të funksionalizohet përmes ndezjes së mazutit kjo pasi KEK-u ka ndërprerë furnizimin me avull për këtë ngrohtore duke shkaktuar ndërprerjen e ngrohjes për banorët e kryeqytetit.

Rama ka thënë se pas takimit urgjent në Termokos kanë vendosur për opsionin e dytë atë të ndezjes së mazutit.

“Sot patëm një takim urgjent me Ndërmarrjen Publike “Termokos” lidhur me situatën e krijuar si pasojë e ndërprerjes së ngrohjes për qytetarët e Prishtinës. Morrëm vendmin e përbashkët që të futet në sistem opsioni B i ngrohjes, përmes ndezjes së mazutit. Ne si Komunë do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet relevante dhe me qytetarët deri në rregullimin e problemit”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)